Si të gatuajmë gjellë me presh
Pëlqej
Përbërësit:

1 kg mishi i viçit i zier ( si tek receta e mepareshme)
1 kg presh
2 karrota (me preference)
1 patate ( me preference)
1 gjethe dafine
menderz i thate ( me preference)
vaj ulliri ose vaj luledielli
kripe
piper

Udhezimet:
Si fillim pergatisni mishin e viçit si tek receta e mepareshme.
Nderkohe qe mishi zjen pergatisni preshin, e pastroni mire, e lani dhe e prisni ne copa rreth 3-4 cm te gjata.

Pastroni dhe prisni ne kubike mesatar dhe karrotat dhe pataten.
Vendosni nje tigan ne zjarr te larte, hidhni ne te pak vaj ulliri dhe kaurdisni me radhe preshin e prere, dhe pastaj perimet e tjera. I skuqni sa te marrin thjesht nje ngjyre te lehte kafe, por nese s’ doni shume yndyrne ne gjellen tuaj mund ti hidhni direkt per te zjere.

Pasi shikoni qe mishi i viçit ka zjere, shtoni ne fillim preshin e kaurdisur, 1 gjethe dafine, pak kripe, piper, uje derisa te mbulohet preshi dhe vazhdoni zjerjen per rreth 15-20 minuta.
10 minutat e fundit shtoni patatet dhe karrotat, pak menderz te thate dhe vazhdoni zjerjen derisa lengu i gjelles te jete pergjysmuar.

Pasi fikni zjarrin e lini gjellen me presh te pushoje per 15 minuta para se ta sherbeni.E sherbeni te ngrohte me disa feta buke te thekur nese deshironi.
Shtuar më 07/12/2017, ora 17:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori