Si të gatuajmë fasule në furrë
Pëlqej
Përbërësit:

1 kg fasule pllaqi
2 qepë të vogla, të grira në kubik të vegjel
2 karrota të grira
3 luge gjelle majdanoz të grirë
3 gjethë selino të fresket të grirë
200 gr salcë domate
1 filxhan kafeje me vaj ulliri
4 thelbinj hudhër të grira
kripë - piper
1 gjethe dafine

Përgatitja: Vendosim fasulet një nate perpara se ti gatuajme që të na zbuten. I kullojme, i shpelajme dhe në një tenxhere ziejme fasulet pllaqi (gjysem të ziera) në ujë me kripe për 30-40 minuta.

Kullojme fasulet e ziera në një site dhe i leme menjë anë. Në një tenxhere me vajin e ullirit skuqim qepën, karrotat,selinon për 3-4 minuta. Shtojmë hudhrën, salcen e domates dhe majdanozin, kripën dhe piperin.

Shtojmë fasulet pllaqi që ziem me përpara dhe i kaverdisim dhe 3-4 minuta akoma. Shtojmë 3 filxhana caji me ujë të ngrohte dhe i leme të marrin një valë për 2-3 minuta. Vendosim fasulet pllaqi në një tepsi. Fusim tepsinë me pllaqitë në furre të parapregatitur në temperaturen 170 - 180 grade celsius për 30 - 40 minuta. /living.al/
Shtuar më 11/09/2017, ora 16:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori