Pezullimi i transportit publik, shoqata nesër ngrihet në protestë

Pas pezullimit të transportit urban për të dytën herë si pasojë e shpërthimit të koronavirusit, shoqata e Transportit Nderqytetas dhe Rrethqytetas i Udhetarëve ka paralajmëruar protestë.

Sipas një njoftimi të bërë publik në Facebook, protesta do të mbahet ditën e mërkurë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Shoqata bën me dije se punonjësit do të kërkojnë pagën per ditet që nuk janë në punë, pas shtyrjes se hapjes se transportit publik me nje jave, si dhe hapjen e transportit publik.

“Vendimi i strukturave shtetërore për shtyrjen me 1 javë të hapjes së transportit publik prek në mënyrë të drejtpërdrejtë të punësuarit në këtë sektor dhe familjet e tyre, për të cilat duhet të akordohet një pagë shtesë. Ju bëjmë me dije që kjo kërkesë është bashkëngjitur kërkesave tona për rifillimin e shërbimit”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Transportit.


Shtuar 16.06.2020 13:42