Si të eliminoni gungat e formuara tek gishtat e këmbës
Gungat që shkaktohen në këmbë të gishti i madh bëjnë ndryshimin e strukturës së kockave.

Këto gunga janë një çrregullim ku ndryshon gradualisht këndi kockor i gishtit të madh.

Shkaqet e shfaqjes së këtyre gungave janë të ndryshme. Më kryesorja është veshja e këpucëve të ngushta e me majë. Simptomat e para të këtyre gungave janë dhimbje, inflamacion dhe skuqje. Gjendja e tyre kur përkeqësohet shumë mund të çojë deri në operacion sepse mund të shkaktojnë dhimbje të forta dhe deformim kockor të theksuar.

Për të zhdukur ose për të mos lejuar zhvillimin (zmadhimin) e këtyre gungave, ju përveçse se duhet të zgjidhni veshjen e këpucëve të përshtatshme, ju mund të përdorni edhe këto mënyra alternative:

Vaj ulliri: Ngrohni pak vaj ulliri dhe masazhoni pjesën e gungës për 15 minuta, 2 herë në ditë. Fërkojeni fort gishtin në mënyrë që të nxisni qarkullimin e gjakut në atë zonë.

Piper i kuq: piperi i kuq djegës përmban kaspicinë, një substancë që ndihmon në eleminimin e dhimbjeve dhe parehative të tjera. Përzieni një lugë vazelinë me një lugë piper të kuq djegës. Vendoseni përzierjen mbi gungë dhe lidheni me fashë. Mbajeni për disa orë. Përsëriteni këtë proçedurë çdo ditë.

Kube akulli: vendosni disa kube akulli në një qese dhe vendosini mbi gungë për 10 minuta,përsëriteni këtë metodë disa herë në ditë për të lehtësuar dhimbjen dhe për të zvogëluar ënjtjen. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2017, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori