Onana: Krenar që vesh fanellën e Interit. Scudetto? Do të përpiqemi

Në fund të ndeshjes miqësore 2-2 kundër Lyon, Andre Onana analizoi ndeshjen dhe javët e tij të para si zikaltër.

“Ishte një ndeshje e mirë kundër një ekipi të fortë. Ne bëmë gjithçka për të fituar, për fat të keq nuk e bëmë.

Megjithatë, ne luajtëm shumë mirë. Jam shumë i lumtur që jam këtu, Interi është një klub i madh dhe veshja e kësaj fanelle është një krenari e madhe për mua, është diçka madhështore.

Scudetto? Ne e kemi detyrim të fitojmë gjithmonë, do të përpiqemi”, është shprehur portieri i Interit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.07.2022 21:15