“Në Lushnjë kemi 9 kandidatë”, Blendi Klosi nxjerr prapaskenat nga selia rozë: Nuk përmbyset Edi Rama

Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi, në emisionin “Breaking” ka folur për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në 6 bashki. Ndërkohë që kandidatin për Bashkinë e Lushnjës nuk e kanë bërë publike ende, Klosi ka thënë se janë 9 kandidatë dhe se garën nuk e kanë me opozitën.

Ai tha se PS dhe Edi Rama nuk përmbysen.

“Në Bashkinë e Lushnjës kemi akoma sonadazhet e brendshme që po zhvillojmë. Kemi 9 kandidatë aty. Ne nuk e kemi garën me opozitën, e kemi garën se çfarë do t’u themi njerëzve dhe kjo është një testim i vërtetë zgjedhor. Është PS forca që në bazë të vullnetit dhe strukturës së saj ka dhe pushtetin qendror dhe atë vendor. Ky është një test me qytetarët aspak me kundërshtarët tanë. PS në këtë garë lokale ballafaqohet drejtpërdrejtë me qytetarin. Nuk përmbyset as Edi Rama as PS.”, tha Klosi.


Shtuar 1.02.2022 13:26