Bie “kalaja” e Shkodrës, socialistët dhe Benet Beci fitojnë “zemrën” e demokratëve

“Zemra” e demokratëve, Shkodra është fituar për herë të parë nga Partia Socialiste. Pas përfundimit të numërimit të votave, kandidati i PS-së, Benet Beci është shpallur fitues duke lënë pas kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia.

Beci është pritur me brohorima nga mbështetit e tij, të cilët e kanë përgëzuar.

Kujtojmë që Shkodra është mbajtur gjithmonë si një bastion blu, por këtë herë bëri përjashtim duke shënuar një rezultat historik./Albeu.com.


Shtuar 15.05.2023 12:47