Mbyllja e faqeve qeveritare online, reagon Manjani: Urgjent një tender sekret të kapim “kibernetistin”

Faqet dhe sistemet qeveritare online përfshirë edhe E-Albania janë mbyllur përkohësisht, për shkak të një sulmi kriminal kibernetik që vjen nga jashtë Shqipërisë.

Mbi këtë ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Mnajani.

Manjani shkruan në faqen e tij zyrtare në Facebook se faqet online qeveritare u mbyllën në një kohë që qeveria hapi akademinë e mbjelljeve online, ndërsa thotë se qeveria tashme do shpallë një tender tjetër sekret për të kapur “kibernistin që është jashtë shtetit, por kjo ka kosto”.

Reagimi i plotë

Sulm kibernetik AKSH-it?!
Uau!
Ku na e gjeti tani që po hapnim akademinë e mbjelljeve online…!
Urgjent një tender sekret të kapim kibernetistin, që qenka edhe jashtë shteti. Ka kosto dmth…
***
Ups!
Na ikën dritat.
Hajde shnet se na duhet bateria e celularit./albeu.com


Shtuar 17.07.2022 11:42