Si të dobësoheni pa shkuar në palestër
Pëlqej
Kur vjen puna tek humbja e peshës, të gjithëve na vjen në mendje pamja e disa personave që hanë shumë fruta dhe bëjnë shumë ushtrime fizike.
Është e vërtetë që është shumë e vështirë të humbasësh peshë pa i bërë këto të dyja, por mesa duket ka edhe disa mënyra të tjera më të lehta për të arritur një rezultat.

Përdorni pjata në ngjyrë të kuqe.
Mund t’ju duket pak e çuditshme kur e lexoni si fillim, por nga disa studime të bëra është arritur në përfundimin që njerëzit hanë më pak nga pjata në ngjyrë të kuqe sesa nga ato në ngjyrë të bardhë ose blu. Kjo ndodh sepse ngjyra e kuqe është si një sinjal në mendjen e njerëzve në mënyrë që të hanë sa më pak ushqime jo të shëndetshme.


Pini lëngje në gota të holla dhe të gjata.
Nëse pini nga një gotë e hollë dhe e gjatë, do të pini nga 25%-30% më pak, dhe ky është një fakt i provuar. Është një iluzion optik që e “gënjen“ trurin tuaj.


Largojini ushqimet e pashëndetshme nga shikimi juaj.
Nëse keni para syve tuaj ushqime të shijshme (të pashëndetshme ), atëherë do t’ju shtohet më shumë dëshira për ti ngrënë ato. Kështu që kujdesuni që të mbani pranë vetëm ushqime të shëndetshme dhe sa më shumë fruta.


Hani më shumë proteina.
Kur ushqimet që hani janë të mbushura me proteina, ato ju ndihmojnë që të mbysni urinë tuaj më shpejtë. Nga disa studime të bëra, rritja me 15% të proteinave në dietën ditore ka bërë që personat që e kanë provuar të hanë 440 kalori më pak.


Hani orbit me mente kur jeni pak të uritur.
Kur jeni pak të uritur, në mënyrë që t’i evitoni ato ushqimet me shumë kalori , më mirë përtypni një orbit me shije mente në mënyrë që nevoja për të ngrenë diçka të shpejtë t’ju kaloj menjëherë.


Shtoni akull në pijen tuaj.
Pijet dhe ushqimet e ftohta bëjnë të mundur që trupi juaj të humbasë më shumë kalori.


Flini me shumë.
Disa studime të bëra kanë treguar se personat që flenë 6 orë, hanë më shumë ushqime me kalori sesa ato që bëjnë një gjumë të plotë prej 7-8 orësh. Kështu mundoni të flini të paktën 7 orë në mënyrë që trupi juaj të funksionojë sa më mirë në djegien e kalorive.


Shtuar më 19/11/2018, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori