Mjegull e dendur në Kosovë, vështirësi qarkullimi në komunikacion

Në kushte të tilla si sot, apelohet kujdes i shtuar në trafik. Në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova” në Trudë të Prishtinës shihet mjegull e denduar dhe situata është e njëjtë përgjatë tërë autostradës deri në Veternik të Prishtinës.

Mjegull e dendur është edhe në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Në mënyrë që të parandalohen aksidentet e mundshme në trafik kërkohet shpejtësi më e vogël e automjeteve dhe kujdes më i madh.

Kështu duket sot autostrada “Ibrahim Rugova” .

Vështirë vërehen tabelat orientuese.

Pamje nga rruga Prishtinë-Ferizaj.


Shtuar 24.05.2022 07:41