Si të bëni ballokume fiks si në Elbasan
Së pari duhet të dini se finja është një përbërës unik i ballokumes. Ajo përgatitet nga hiri i zjarrit dhe shërben për t’i dhënë shkriftësinë ëmbëlsirës. Ndërkohë përsa i përkes enës, ajo duhet të jetë prej bakri, por mund të përdorni dhe një tas të madh qelqi.

Përbërësit:

1 kg sheqer (jo i bluar)

1 kg mielli misri

500 gr gjalpë i freskët (dhie do të preferohej)

8 kokrra vezë

Gjysmë filxhani kafeje me ujë finje (përgatitet përmes hedhjes së dy-tre lugë gjelle nga hiri i zjarrit në një gotë me ujë, e cila lihet përreth 30 minuta dhe më pas kullohet me kujdes) ose qumësht në mungesë të tij.

Në enën e bakrit hedhim sheqer dhe gjalpin e shkrirë dhe masa përzihet për disa minuta. Më pas shtojmë 1 kokërr vezë dhe vazhdojmë me përzierjen. Të njëjtën gjë bëjmë edhe për vezët e tjera. Duke mos ndaluar përzierjen shtojmë ujin e finjës. Pasi jemi siguruar që s’ka kokrriza, fillojmë edhe bëjmë format me dorë.

Më pas, i vendosim në tavën e lyer me gjalpë dhe i pudrosim me miell misri. Furra duhet të jetë e pangrohur dhe temperatura diku tek 180-200 gradë.

Shënim: Ballokumet vendosini në distancë me njëra-tjetrën, sepse masa e tyre rritet gjatë pjekjes!
Shtuar më 14/03/2019, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori