Si ta përballojmë depresionin dhe cilat janë simptomat
Pëlqej
Depresioni është një gjendje psikike e individit, që shfaqet me ndryshime negative dhe me një ndjenjë të frikës, shqetësimit të brendshëm, si dhe pengesave në të menduarit. Këto ndryshime manifestohen në zvogëlimin e interesimit të individit për dukuritë, në humbjen e iniciativës për të vepruar, në dëshpërim dhe në qëndrim pesimist ndaj të ardhmes.

Në thelbin e çrregullimeve afektive dominon çrregullimi i disponimit në kuptimin e hipertermisë, gjegjësisht të rritjes së reaksionit afektiv që nuk është në korrelacion me realitetin objektiv, pra me faktorët objektivë. Hipertermia manifestohet me diskonim të shtuar e të shpeshtuar patologjik (subdepresion, depresion).


Është vërejtur që sëmundjet afektive përfundojnë me shërimin e tyre spontan, ndërsa sëmundjet e tjera që kanë çrregullime në funksionet kognitive, vështirë zbulohet rrjedha e tyre dhe shumica përfundojnë në demenci. Çrregullimet e humorit (të quajtura si çrregullime afektive), përfshijnë spektrin e emocioneve që lëvizin nga depresioni i thellë deri në ngazëllimin e shfrenuar dhe në mani.

Depresioni është një gjendje psikike e individit, që shfaqet me ndryshime negative dhe me një ndjenjë të frikës, shqetësimit të brendshëm, si dhe pengesave në të menduarit. Këto ndryshime manifestohen në zvogëlimin e interesimit të individit për dukuritë, në humbjen e iniciativës për veprime të ndryshme, në dëshpërim dhe në qëndrim pesimist ndaj të ardhmes.

Personat depresivë kanë ndjenjë faji, mendim dhe ide të mëkatarit, të cilat mund të ngrihen deri në gjendje delusive. Pengesat në gjumë shprehen me vështirësi gjatë gjumit, pagjumësi, zgjim të përsëritur dhe të hershëm, ndaj dhe nuk ka freskinë e mëngjesit. Mëngjesi është shpesh koha më e keqe për pacientët depresivë, pasi që atëherë ndihen shumë keq. Kah dreka gjendja e tyre përmirësohet dhe në mbrëmje bëhet relativisht e durueshme.
Simptomat e depresionit.

Depresioni mund të shkaktojë një numër të madh të simptomave, të cilat mund të jenë: emocionale, fizike, motivuese, si dhe kognitive. Depresioni ndikon në mënyra të ndryshme tek njerëzit e ndryshëm. Personat që vuajnë nga depresioni mund: të jenë jashtëzakonisht të zemëruar dhe të padurueshëm, të jenë të angazhuar në mendime negative, të kenë mërzi, urrejtje, të jenë nën tension, të kenë mungesë të sigurisë, të fajësojnë veten dhe të ndjehen fajtorë për gjëra pa nevojë, pinë më tepër se zakonisht cigare, alkool dhe përdorin substanca narkotike; kanë zvogëlim të energjisë (e kanë ndjenjën e humbjes së energjisë); ndjenjën e të qenit të pavlerë dhe të padobishëm; nuk kënaqen me aktivitete; humbin aktivitetin e marrëdhënies seksuale; ndjehen keq shpirtërisht në shumicën e kohës; kanë mendime për vetëvrasje; ndryshim në mënyrën e ngrënies: hanë tepër dhe shtojnë në peshë; ose nuk hanë mirë dhe humbin në peshë; kanë vështirësi koncentrimi apo të marrjes së vendimeve; shkëputen nga të tjerët (izolohen), në vend se të kërkojnë ndihmë dhe përkrahje etj.

Femrat janë më tepër të predispozuara për t’u bërë të depresive se sa meshkujt. Rreziku më i lartë për gjininë femërore mund të jenë ndryshimet hormonale, që vijnë si pasojë e pubertetit, ciklit mujor, menopauzës ose shtatzënisë.

Megjithëse rreziku tek meshkujt është më i ulët, depresioni mund të kalojë pa u diagnostifikuar. Kjo për faktin se shumë meshkuj maskojnë sëmundjet e tyre, me pije alkoolike, përdorin drogë, bëjnë abuzime dhe dhunë. Vetëvrasja është rrezik serioz për gjininë mashkullore, 4 herë më shumë se sa femrat.

Edhe personat e moshuar që humbasin njerëzit e dashur, ndryshojnë banesat ose që sëmuren, mund të kalojnë në depresion. Njerëzit e moshuar nuk flasin për ndjenjat e tyre dhe depresionin që kanë, ndaj dhe duhet pasur kujdes në vërejtjen e simptomave që u radhitën më lartë.
Klasifikimi i sëmundjes
Klasifikimi i depresionit është i domosdoshëm për përcaktimin e etiologjisë dhe patogjenezës së depresionit, mundëson shërimin e suksesshëm të sindromave të ndryshëm të depresionit, mundëson një evolucion të sigurt të shërimit afektiv, zgjedhje të terapisë dhe të metodave të ndryshme të shërimit.
Shumica e autorëve e bëjnë ndarjen e depresioneve në disa grupe themelore: në depresione ENDOGJENE dhe depresione EKZOGJENE. Nga fjala “endogjene” kuptojmë se shkaqet e sëmundjes janë të brendshme, siç janë: trashëgimia dhe sëmundjet e organeve të brendshme. Me depresionin ekzogjen kuptojmë se shkaqet janë: sociale, psikologjike e të tjera. Në depresionet endogjene bëjnë pjesë: psikoza maniake-depresive dhe melankolia envulative.
Faza e depresionit të psikozës maniako-depresive mund të manifestohen në formë të depresionit të rrejshëm (supdepresion), si dhe depresion i rëndë në raste më të rralla. Në fotografinë klinike dominojnë këto simptoma: në jetën afektive të pacientit dominon disponimi depresiv, me pikëllim dhe disponim të pamotivuar, mungesë gëzimi, pesimizëm etj. Shkaqet për këtë disponim janë me prejardhje endogjene dhe nuk janë të lidhura me asnjë lloj ngjarje ose traumë.
Pacienti përnjëherë tërhiqet nga shoqëria, bëhet i pavullnetshëm, inert dhe nuk kontakton me rrethin, largohet nga fëmijët, pamja e fytyrës ndryshohet, duket i lodhur, fiton përshtypje se ka më tepër vite se që është në të vërtetë. Të gjitha funksionet jetësore i ka të zvogëluara: humb apetitin, refuzon ushqimin, nuk merr as lëngje, buzët i ka të thata, të folurit njëzëshëm etj.

Mënyrat e kurimi

Shërimi i depresionit mund të jetë me medikamente anti-depresive, shoqëruar edhe me terapi psikologjike. Terapia psikologjike është një nga mënyrat më efikase për t’u trajtuar depresioni. Në këtë proces ka mënyra të ndryshme trajtimi: terapia psiko-dinamike nënkupton vëzhgimin e traumave dhe ngjarjeve në jetën e individit, që mund të kenë shkaktuar depresion; psikoterapia individuale nënkupton modalitetet e bazuara në principet psiko-dinamike, që përdoret për mjekimin e formave të lehta dhe kronike të depresionit; terapia inter-personale thekson rëndësinë e edukimit mbi depresionin dhe ndihmon individin të zhvillojë strategji më të mira për trajtimin e situatave jetësore aktuale; psikoterapia grupore mund të ndihmojë individët depresivë të përmirësojnë aftësitë sociale dhe vetëvlerësimin; terapia kognitivo – bihevioriste bazohet në kushtin paraprak për mënyrën e shtrembëruar të mendimit rreth vetes dhe botës. Mendimet negative ushqejnë depresionin dhe duke i njohur shtrembërimet e tilla, duke i mësuar individët se si t’i zëvendësojnë me mendime reale dhe vetë-formuese, mund të pakësohen ndjenjat e dhimbshme depresive.
Shtuar më 20/10/2017, ora 23:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori