Si ta parandaloni mbipeshën te fëmija?
Mbipesha është një problem i cili sa vjen e shtohet. Problemet shëndetësore të shkaktuara nga mbipesha përbëjnë një barrë të rëndë si për individin ashtu dhe për shoqërinë. Prandaj është e nevojshme dhe e domosdoshme parandalimi i tij që në moshë të vogël dhe marrja e masave paraprake. Pra me zhvillimet teknologjike njerëzit kanë filluar të bëjnë një jetë pasive.

Kjo është dhe arsyeja e shtimit të numrit të fëmijëve me mbipeshë. Fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të kohës para televizorit dhe kompjuterit. Kjo rrit disa herë më shumë rrezikun e shfaqjes së mbipeshës që në moshë të vogël. Edhe patatinat, çokollatat apo produktet tjera të thata të marra gjatë kësaj periudhe nxisin më shumë situatën.

Mbipesha mund të bëhet shkak i sëmundjeve serioze në të ardhmen. Nëse fëmija vihet në lëvizje me anë të lojërave atëherë mund të parandalohet dhe shfaqja e sëmundjeve si vështirësi në frymëmarrje, diabeti etj.. Fëmija i cili shijon lojën do të pakësojë dhe kohën e qëndrimit para kompjuterit dhe televizorit.

Duke qenë vazhdimisht në lëvizje ai do të qëndrojë dhe larg mbipeshës. Familjet kanë shumë për të bërë në këtë pikë. Ato duhet të përpiqen ta nxjerrin jashtë fëmijën për të luajtur dhe jo ta mbajnë të mbyllur në shtëpi, pra duhet të shtohen edhe pajisjet sportive për fëmijë. Mos harroni se bazat e mbipeshës hidhen që në periudhën e fëmijërisë. /zeri/
Shtuar më 09/03/2013, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori