Si ta largoni gripin dhe ftohjen me këto gjëra nga shtëpia
Pëlqej
As vetë ne nganjëherë nuk jemi të vetëdijshëm se sa përbërje shëruese kanë ushqimet që na rrethojnë. Pikërisht ato mund të na ndihmojnë në luftimin e simptomave të viruseve.

shtë sezoni i ftohjes, ndërsa në fund të janarit arrin edhe epidemia e gripit. Edhe pse shumica tashmë janë furnizuar me medikamente dhe preparate tjera farmaceutike, kurimi i këtyre dukurive mund të bëhet në mënyra shumë më të shëndetshme, respektivisht në mënyrë natyrale, shkruan Zëri.

Pra ne shpesh nuk jemi të vetëdijshëm se ushqime të ndryshme që i kemi pranë, mund të ndihmojnë shumë në luftimin e virozëve të ndryshëm.

Pikërisht ata mund të ndihmojnë në luftimin e virozëve siç janë teshtitja, rrjedhja e hundës, kolli dhe temperatura e lartë. Forcojeni sistemin tuaj imun me preparate nga hudhra, xhenxhefili, çajrat shërues dhe pijen nga mjalti dhe limoni. Këta janë disa nga preparatet nga të cilat trupi juaj do të jetë i shëndetshëm.

Hudhra

Hudhra është një antibiotik natyral dhe nëse jeni të sëmurë, shtypni dy thela të hudhrës dhe i gëlltitni me pakëz ujë. Shumë shpejt do të vëreni përmirësime në shëndetin tuaj.


Limoni dhe mjalti

Shtrydheni një limon dhe i shtoni një lugë mjaltë dhe pastaj hidheni në një gotë me ujë të nxehtë, i shtoni pakëz kanellë dhe e pini. Përveç që është një pije e shijshme, ky kombinim e forcon imunitetin dhe mbron nga viruset dhe bakteret.

Uthull molle

Një lugë të uthullës së mollës, e hidhni në një gotë me ujë dhe me këtë ju do ta lehtësoni ndezjen e fytit.

Shurupi

Shurupi nga mjalti, limoni dhe xhenxhefili, është një armë e shkëlqyeshme natyrale kundër ftohjes dhe gripit. Mjalti është një antioksidues natyral, limoni një antiseptik, ndërsa xhenxhefili me përbërjet e tij kundër inflamacioneve dhe si një antivirus, përmirëson punën e organeve respiratore.
Shtuar më 18/09/2018, ora 23:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori