Si ta kuptoni gjendjen e depresionit!
Gjendje depresive
Jam në stres, jam në depresion... kush e di sa herë na bie që të dëgjojmë apo të themi këto fjalë. Fjala depresion, në fakt ka shumë "fytyra" dhe jo gjithnjë është e saktë në lidhje me një gjendje të caktuar mërzitjeje, shqetësimi, ankthi apo stresi.

Depresioni i vërtetë, shqetësimi mendor që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 2020 do të jetë shqetësimi i dytë më i madh në vendet perëndimore, është ky:

Depresioni ka 4 fytyra

Depresioni reaktiv, i shkaktuar nga ngjarje traumatike, humbjet e njerëzve të dashur, vështirësitë ekonomike apo humbja e punës.

Depresioni nervor, që ka të bëjë me personat që janë nën stres, që janë super të ndjeshëm apo që vuajnë duke fajësuar të tjerët për dhimbjen e tyre.

Depresioni i madh ose endogjen, ku individi fajëson veten për cdo gjë.

Depresioni i maskuar, i vështirë për t'u diagnostikuar, sepse manifestohet me shqetësime fizike të ndryshme.

Depresioni në katër format e tij, ka një seri simptomash. Sipas ekspertëve disa prej këtyre simptomave i hasim kollaj, por ka edhe të tjera që është shumë e vështirë për t'i pikasur. (tch)

Ja simptomat:

Trishtim ose mërzitje
Irritim edhe për cështje pa rëndësi
Humbje interesi në aktivitetet e përditshme
Zvogëlim i interesimit për seksin
Pagjumësi ose gjumë i trazuar
Shpërqendrim, vështirësi në përqendrim, pavendosmëri
Apati
Mendime për vdekje apo për vetëvrasje
Sens faji, keqardhje për kohët e kaluara
Shtim në peshë
Shtim oreksi
Ngadalësim i aktiviteteve
Dhimbje shpine
Dhimbje koke
Astmë
Shtuar më 12/10/2010, ora 12:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori