Si të rrisni xhinxherin në shtëpitë tuaja
Xhinxherët e blerë në dyqane ushqimore mund të përdoren për mbjellje, por pa ndonjë rezultat shumë të mirë, pasi ato spërkaten me frenues kundër rritjes.

Gjithashtu xhinxherët e blerë në dyqane ushqimore janë të veshura me fungicide dhe pesticide.

Kështu mënyra më e mirë është ta mbillni xhinxherin vetë në shtëpitë tuaja.

Rrënja që duhet të zgjidhni nuk duhet të jetë shumë e vjetër dhe e rregjur, por e shëndetshme dhe me lëkurë të tendosur. Ajo duhet të ketë disa gunga (të ngjashme me sythat e patateve) dhe do ishte mirë nëse do ishin pak të gjelbër.

Nëse rrënja ka sythë, ata mund të priten dhe të përdoren për t’u mbjellë në vazo të ndryshme.

Ndryshe nga bimët e tjera, xhinxheri kërkon një vazo të cekët dhe të gjerë sepse rritet horizontalisht. Ja si duhet ta mbillni atë:

1. Para së gjithash zhyteni rrënjën në ujë të ngrohtë gjatë gjithë natës për të qenë gati për të qenë gati për mbjellje.

2. Mbusheni vazon me dhe të thatë, por të pasur. Me sythin të drejtuar lart, mbilleni rrënjën rreth 4 cm thellë në vazo. Më pas ujiteni.

3. Vendoseni vazon në një vend të ngrohtë dhe që nuk i bie shumë diell. Duke përdorur një shishe spray, sprucojeni dheun vazhdimisht për ta mbajtur të lagur.

4. Xhinxheri është një bimë që rritet ngadalë dhe vetëm pas disa javësh do të filloj të dalë mbi sipërfaqen e dheut. Vazhdoni ta mbani në kushte të ngrohta dhe ta ujitni vazhdimisht duke sprucuar.

5. 3-4 muaj pasi fillon rritja, ju mund të këpusni copa rrënjësh për përdorim duke hequr dheun në skajet e vazos. Pasi të merrni sasinë e nevojshme, mbulojeni përsëri vazon me dhe.

Xhinxheri do të vazhdojë të rrisë rrënjën për sa kohë ju kujdeseni siç duhet për të dhe mund të përdorni pafund. Ju mund ta shkulni bimën dhe të ndani disa zhardhokë për t’i mbjellë nga e para në vazo të tjera./Albeu.com/

Shtuar më 14/03/2017, ora 13:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori