Si të përgatisni uthullën e mollës në shtëpi
Pëlqej
Si në rastin e lëngut të mollës">mollës, edhe uthulla prej saj, duhet të jetë organike, e pafiltruar dhe jo e pasterizuar.

Për fat të mirë, kjo arrihet shumë lehtë dhe pa kosto të mëdha.

Natyralisht, përgatitja e uthullës së mollës">mollës kërkon pak kohë, që varet në përzgjedhjen e dy metodave të mëposhtme, shkruan Agroweb:

Metoda e parë përdor lëkurën dhe copat e mollës">mollës dhe e dyta përdor vetëm mollë të plota.

Metoda e parë.
Përgatisni uthullën me copat dhe lëkurën e mollës">mollës Në këtë metodë përdoren copat e mbetura mollës">mollës dhe lëkura e saj. Kjo metodë është e mirë sepse ti mund të hash mollë sa të duash dhe sërish të përgatisësh uthull. I gjithë proçesi i përgatitjes zgjat një deri 2 muaj.
Do t’ju nevojiten
Një enë e madhe ose një kavanoz me grykë të gjërë;
lekurat dhe copat e mollës">mollës, një napë për të mbuluar grykën e kavanozit.
Lërini lëkurën dhe copat e mollës">mollës të ajrosen deri sa të marrin ngjyrë kafe.

Hidhini në kavanoz dhe mbusheni me ujë. Gjatë ditëve në vazhdim mund të shtoni më shumë mollë, por kini kujdes të lini hapësirë të mjaftueshme tek pjesa e grykës së kavanozit të cilën duhet ta mbuloni me një napë dhe ta vendosni në një vend të ngrohtë por të errët.

Pas disa ditësh do të vini re një shkumë ngjyrë gri. Në momentin që kjo ndodh mos shtoni më mollë dhe lereni proçesin e fermentimit të vazhdojë për një muaj ose pak më shumë. Më pas, mund të filloni ta provoni.

Nëse uthulla është shumë e fortë, kullojeni atë nga mbetjet e mollës">mollës dhe hidheni në një shishe. Mos u shqetësoni nëse lëngu i uthullës është i mjegullt apo i turbullt. Është diçka normale. Nëse dëshironi që lëngu të jetë i pastër, atëherë filtrojeni.


Metoda e dytë-

Uthull me mollët e plota Kjo metodë përdor mollë të plota organike ndërkohë që fermentimi kërkon 5-7 muaj. Do t’ju nevojiten 10 mollë organike; 2 enë qelqi, një mesatare dhe një e madhe për më vonë; një napë për të mbuluar enët e qelqit. Lajini mollët dhe prijini në copa mesatare.

Ju mund t’i qëroni por kini parasysh që lëkura përdoret në metodën e parë. Lërini të ajrosen dhe të marrin ngjyrë kafe. Më pas vendosini në një enë më të vogël dhe mbulojini me ujë. Mbuloni enën me napë dhe futeni atë në një vend të ngrohtë dhe të errët për 4-6 muaj. Pas kësaj periudhe do të vini re një shkumë ngjyrë gri në sipërfaqe. Është normale.

Kullojeni lëngun në enën e madhe dhe lëreni të qëndrojë ashtu e mbuluar me napë për 4- 6 javë të tjera. Kështu, keni përgatitur uthullën e mollës">mollës në kushtet e shtëpisë. Nëse dëshironi, në të dy metodat mund të shtoni nga një lugë çaji me sheqer kaf për çdo gotë ujë të hedhur në enë.
Shtuar më 10/03/2017, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori