Si të përballemi me lodhjen pranverore
Pranvera është stina gjatë së cilës njerëzit mund të ndjejnë dobësi. Mungesa e energjisë, marramendja, tensioni i muskujve, humbje e oreksit dhe çrregullimet e gjumit janë vetëm disa nga simptomat e lodhjes pranverore.

Lodhja pranverore mund të çojë në acarim të syve, probleme të kujtesës, djersitje dhe një ndjenjë të përgjithshme të shqetësimit. Si të merreni me lodhjen pranverore? Këshillat e dobishme që do t’i paraqesim në këtë tekst do t’ju ndihmojnë për të rivendosur vitalitetin.

- Të ushqyerit e duhur është shumë i rëndësishëm: Nëse gjatë dimrit keni konsumuar kryesisht ushqime yndyrore dhe karbohidrate dhe nuk keni ngrënë pemë dhe perime të mjaftueshme, rreziku i lodhjes pranverore është shumë i lartë. Tani përpiqeni për të balancuar të ushqyerit tuaj. Ju duhet të kufizoni futjen e yndyrës dhe sheqerit, si dhe të shtoni konsumin e fibrave.

Ushqimet e ngopura dhe ëmbëlsirat mund të çojnë në inerci. Ju duhet të pini më shumë ujë mineral, i cili do të balancojë nivelin e mineraleve në trup. Edhe peshku është ushqim i shkëlqyer kundër lodhjes. Studimet e fundit tregojnë se konsumi ditor i peshkut stimulon funksionimin e mirë të trupit dhe ju jep energji.


- Problemet më serioze: Lodhja pranverore mund të jetë një simptomë e shumë sëmundjeve të rënda. Për shembull, nëse jeni të lodhur dhe shtoni në peshë pa asnjë arsye të dukshme, atëherë mund të keni probleme tiroide, shkruan Zëri.

Për këtë arsye lodhja pranverore mund të jetë një problem shumë serioz shëndetësor, shkruan Zëri. Nëse jeni vazhdimisht i përgjumur dhe në një humor të keq, arsyeja më e mundshme është mungesa e hekurit.
Hekuri luan një rol shumë të rëndësishëm në formimin e hemoglobinës dhe është shumë i dobishëm për sistemin imunitar. Sasia ditore e rekomanduar e hekurit për të rriturit është rreth 15 mg, në fakt ekspertët rekomandojnë 10 mg për meshkujt dhe 18 mg për femrat.

Burimet kryesore të hekurit janë soja, spinaqi, arrat, mishi i kuq dhe peshku. Qumështi dhe prodhimet e qumështit përmbajnë pak hekur. Hekuri përthithet mirë nëse sasia e vitaminës C në trup ka nivele normale. Mungesa e hekurit mund të çojë edhe në shumë sëmundje të rënda, të tilla si anemia.

Njerëzit që vuajnë nga mangësia e hekurit vështirë koncentrohen dhe shpesh vuajnë nga probleme të frymëmarrjes. Sasia e ulët e hekurit në trup rrit edhe rrezikun e kancerit dhe sulmit në zemër. Siç mund ta shikoni, lodhja pranverore mund të jetë një gjendje shumë e rëndë shëndetësore. Siguroni trupit tuaj vlera ushqyese të nevojshme, të jeni më aktiv dhe në formë të mirë për të përballuar me lehtë lodhjen pranverore.
Shtuar më 28/03/2017, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori