Si të gatuani orizin më të shijshëm me domate
Për një shije akoma më të veçantë dhe ndryshe, gatuajeni orizin me domate dhe më këto erëza. Do t’ju shijojë pa masë…

Përbërësit:
2 gota oriz
50 gr domate
1 qepë
5 thelpinj hudhër
4 gota lëng pule
2 speca djegës
1/ lugë çaji fara qimnoni
2 limonë
¼ gotë fara koriandër
1/3 gotë vaj luledielli
Kripë
Piper

Përgatitja:
Pastroni domatet dhe qepët, qërojini dhe vendosini në një procesor ushqimi, shkruan Shije.al.
Hidheni përzierjen në një tigan me lëngun e pulës, pak kripë, piper dhe farat e qimnonit. Vendosini në zjarr të ziejnë në temperaturë mesatare.
Ndërkohë, skuqni orizin në një tigan me vaj për 10 minuta.
Shtoni specat djegës të prerë, hudhrat e copëtuara dhe gatuajini për 1 minutë.
Hidheni orizin në përzierjen me domate dhe lërini të ziejnë për 15 minuta.
Largojeni nga zjarri dhe shtoni në të koriandrën dhe lëngn e limonit.
Përziejini mirë dhe është gati për t’u shërbyer.
Shtuar më 29/03/2017, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori