Si ndryshon njeriu kur plaket, 7 detaje në trup
Dhëmbët bëhen më pak të ndjeshëm

Ndërkohë që vitet ikin, dhëmbët nisin e bëhen më pak të ndjeshëm ndaj ushqimeve të nxehta apo të ftohta. Edhe pse e gjitha kjo mund të tingëllojë si diçka pozitive, në fakt dukuria në fjalë sinjalizon lindjen e problemeve të reja. Mungesa e ndjeshmërisë mund të vijë si pasojë e problemeve të shumta dentare (si për shembull tkurrja e dhëmbit).

Hunda bëhet më e madhe

Përgjithësisht, rritja e trupit ndalon në moshën 18- vjeçare. Megjithatë ekzistojnë disa pjesë të veçanta, përfshirë hundën, të cilat vazhdojnë të rriten e të rriten. Kjo ndodh për shkak të ndryshimeve në indet e buta, muskuj dhe kërcet që formojnë hundën. Ndryshe nga kocka duhet të dini që kërci nuk ndalon së u zhvilluari. Procesi përshpejtohet në moshën 50- vjecare dhe vazhdon me të njëjtin ritëm deri 60 vjeç. Për më tepër, maja e hundës nis e përkulet me kalimin e viteve.

Qerpikët shkurtohen

Moskujdesi ndaj qepallave, problemet me tiroiden dhe alergjitë janë faktorët kryesorë që ndikojnë në gjatësinë dhe trashësinë e qerpikëve. Sipas studimëve, më kalimin e viteve, 44% e burrave dhe grave vënë re se qerpikët bëhen më të shkurtër e të hollë.

Këmbët rriten po ashtu

Sipas ortopedistëve, rrjedhja e kohës i shndërron këmbët në më të gjëra e të gjata. Kjo nddoh për shkak se vitet i dobësojnë ligamentet tona dhe detyrimisht lind nevoja për një palë këpucë në numër më të madh se pak vite më parë.

Shenjat zhduken

Jo më kot thuhet se koha zbeh gjithçka, përfshirë këtu qukat, aknet, e të tjera.

Perceptimi i ngjyrave ndryshon

Shkencëtarët amerikane vunë re se me rritjen në moshë ndryshon edhe perceptimi ndaj ngjyrave. Pasi u krye një vëzhgim i 900 njerëzve të moshës 58-102 vjeçare u vu re se vitet krijojnë një efekt të çuditshëm në sy, atë të një filtri në nuancë të verdhë, që krijon vështirësi në dallimin e ngjyrave të përafërta si e purpurt me blu ose e verdhë me të gjelbër shkruan brightside.

Shija e ushqimeve gjithashtu

Mos u habisni nëse vite më vonë do t’ju tërheqin ushqime që në rini refuzonit t’u dëgjonit edhe emrin. Jo më kot fasulet apo djathi i dhisë janë kaq të preferuar nga “të rriturit” dhe kaq “jo të shijshëm” për fëmijët apo adoleshentët. Duhet të dini se ndryshimi i preferencave ushqimore te gratë ndodh në moshën 50- vjeçare, e ndërsa te burrat në moshën 60- vjeçare.
Shtuar më 25/03/2019, ora 21:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori