Aksident në rrugën Shkodër-Malësi e Madhe, drejtuesi i motorit në gjendje të rënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën Shkodër-Malësi e Madhe, në afërsi të urës së Rrjollit.

Burime bëjnë me dije se një motor është përplasur me një makinë.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com/