Si duhet komunikuar me fëmijët!
Fëmijë është një qenie e cila është në zhvillim e sipër, andaj kujdesi që i duhet kushtuar ka rëndësi të madhe. Komunikimi është një nga faktorët kryesorë që ndikon në zhvillimin e tij të drejtë, andaj prindërit duhet t’i kushtojnë rëndësi të madhe kësaj gjëje, shkruan Zëri.

Në vazhdim do të paraqesim disa këshilla se si ta zhvilloni komunikimin me fëmijën në mënyrë të drejtë.

Në nivelin e tij
Gjithmonë flitni me fëmijën në nivelin e tij. Vogëlushët duhet gjithmonë t’i përshtaten të rriturve dhe botës së tyre, prandaj shpesh e kanë ndjenjën e mospërshtatshmërisë. Gjunjëzohuni ose uluni pranë tij që ta shikoni në sy përderisa flisni. Në këtë mënyrë i jepni të kuptojë që jeni të interesuar për atë se çfarë ka për të thënë.

Natyral
Fëmija nuk do t’ju kuptojë nëse gugasni, do të mendojë që kjo mënyrë e të folurit është e drejtë dhe do të mundohet t’ju imitojë. Bëhuni natyror përderisa flisni me vogëlushin tuaj. Nuk keni nevojë që me fëmijën tuaj të flisni sikur të ishte foshnjë. Nëse ekzagjeroni gjestet tuaja dhe ndërroni lartësinë e zërit, fëmija sigurisht që do t’ju imitojë dhe do të mendojë që ky lloj i të folurit është normal.

Durimi
Bëhuni të durueshëm, sepse fëmijët ndoshta nuk munden që të tregojnë aq shpejt se çfarë mendojnë, çfarë duan apo çfarë ndjejnë sikurse të rriturit. Shpesh ndodh që fëmijët të belbëzojnë kur dëshirojnë që të thonë diçka shpejt, për këtë i thoni me qetësi dhe me durim që të flasë më ngadalë, sepse keni mjaft kohë që ta dëgjoni.
Shtuar më 19/02/2013, ora 14:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori