Si duhen larë dhëmbët
Larja e dhëmbëve në darkë është më e rëndësishmja, meqenëse është e tërë nata përpara. Dowen Birkhed që është profesor në Shkollën e Lartë të Dentistëve në Goteborg të Suedisë thotë që efekti i pastës së dhëmbëve përmirësohet duke përzier shkumën e pastës me pak ujë dhe kaluar përmes dhëmbëve përpara se të hidhet jashtë gojës.

Një shpëlarje e tillë dhëmbësh për 20 sekonda është një mënyrë e mirë për të bërë fluorin të futet në hapësirat e ngushta. Përveç se fluorit disa pasta dhëmbësh përmbajnë lëndën bakteriepenguese të quajtur triclosan (triklosan), e cila ul rrezikun për malcimin e mishit të dhëmbëve dhe në perspektivë ul rrezikun që mishi të lëshojë dhëmbët.

Por kjo lëndë është vënë në pikëpyetje nga bakteriologët pasiqë rreziku është gjithnjë e më i lartë që të krijohen baktere rezistente kur përdoren së tepërmi lëndët bakteriepenguese. Sapuni i pastës së dhëmbëve është laurilsulfat natriumi i cili pastron dhëmbët dhe jep shkumën.


Disa mund të jenë të ndjeshëm ndaj kësaj lënde, prandaj mund të zgjedhin pasta dhëmbësh që nuk e përmbajnë atë si Zendium, Dentosal apo Biotene. Këto ishin disa nga përfundimet e një eksperimenti të bërë nga Insituti Suedez i Provave dhe Studimeve i ngarkuar me këtë detyrë nga gazeta suedeze “Dagens Nyheter”. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori