Si do të jetë kjo javë për çdo shenjë të horoskopit
Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.

DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Situata në planin afarist kërkon nga ju që të bëni shumë durim. Për personat e kësaj shenje, siç jeni edhe ju, do të jetë e vështirë, por duhet patjetër të veproni me kujdes. Meqenëse jeni person mjaft impulsiv, ruajuni nga provokimet. Personat të cilët po ju ndihmojnë në realizimin e planeve tuaja, nuk është mirë t’i hidhëroni.

Shëndeti: Nervozizmi që këto ditë ju ka kapluar po ndikon në gjendjen tuaj shëndetësore. Merrni gjërat më shtruar.

Dashuria: Kjo javë për do t’ju sjellë momente të këndshme dhe argëtuese me personin e dashur. Një lidhje e re po troket në zemrën tuaj, ndërkaq ju nuk do të mund të vendosni, sepse po mendoni që më mirë është t’i jepni përparësi lidhjes së vjetër. Jeni duke zgjedhur tepër, kur është fjala te dashuria.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Situata afariste në të cilën ndodheni aktualisht kërkon që t’u përshtateni rrethanave. Situata financiare është duke u stabilizuar. Do të merrni një vendim të mençur që ka të bëjë me zgjerimin e veprimtarisë afariste, nëpërmjet së cilës do të zbulohen disa shkathtësi dhe aftësi tuaja të reja.

Shëndeti: Nuk po i kushtoni kujdes të mjaftueshëm ushqimit, andaj edhe po rrezikoni të sëmureni nga diabeti.

Dashuria: Dilema që po ju mundon ka të bëjë me atë që nuk po mund të vendosni se a do të vazhdoni lidhjen e vjetër apo të filloni një lidhje të re. Një person i cili tashmë një kohë po sillet në afërsi tuajën po përpiqet t’ju bëjë një surprizë të këndshme. Mos e refuzoni, sepse mbase kjo është mu ajo lidhje që ka kohë që po e prisni.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Kjo javë për personat e kësaj shenje do të jetë mjaft e suksesshme. Do të kenë suksese të cilat do t’ua përmirësojnë situatën financiare. Do të kenë gjasa që edhe në planin profesional të arrijnë suksese. Po e jepni maksimumin nga vetja dhe po arrini suksese, për të cilat bashkëpunëtorët po ju vlerësojnë shumë.

Shëndeti: Gjendja juaj shëndetësore nuk është stabile, andaj edhe po ju shkakton depresion.

Dashuria: Lidhja juaj dashurore kohëve të fundit nuk ka funksionuar mirë. Keni pasur batica dhe zbatica. Më në fund keni arritur që me partnerin të pajtoheni, dhe me të drejtë po prisni që të keni një periudhë më të qetë. Beqarët dhe beqaret deri në muajin gusht duhet të presin, kur edhe do të mund të krijojnë lidhje të reja dashurore.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Mos fantazoni më, por pajtohuni me realitetin. Situata afariste në të cilën ndodheni as për së afërmi nuk i plotëson pritjet tuaja. Nëse dëshironi që ta ndryshoni situatën në favorin tuaj, duhet të sakrifikoni më shumë. Përpiquni më tepër që t’i zgjidhni problemet që i keni me bashkëpunëtorët dhe me shefin tuaj.

Shëndeti: Ndjeshmëria e madhe ju çon drejt depresionit dhe ankthit. Mbajeni situatën nën kontroll, mos e ngarkoni veten me atë se çka mendojnë të tjerët për ju.

Dashuria: Keni arritur të krijoni një lidhje shumë stabile. Jeni duke u kënaqur me personin e dashur. Mos lejoni që t’ju ndërhyjnë disa persona që gjenden në afërsinë tuaj me thashethemet dhe intrigat e tyre.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Në planin afarist jeni person që kërkon t’i kryejë punët pa kërkuar ndihmë nga të tjerët. Me kujdes dhe mençuri u hyni punëve të reja. Kur bindeni se nuk keni çka të humbni, nuk mund t’ju dalë askush para. Në afarizëm është një rregull: kush angazhohet më shumë ka gjasa të fitojë.

Shëndeti: Angazhimi i tepërt mund t’jua rrezikojë shëndetin. Kujdesuni më shumë për veten. Jepni vetes një vikend në natyrë. Do të ndiheni shumë më mirë.

Dashuria: Për personin me të cilin jeni në lidhje keni mendim se nuk po ju ofron dashurinë që e keni pritur. Ju ka kapluar fantazia për dikë që do t’ju përkëdhelë me butësi dhe do të kujdeset më shumë për ju. Jeni person tepër romantik. Një lidhje tjetër mbase do të jetë një freskim i mirë për ju.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Jeni person shumë impulsiv dhe reagoni shpejt. Po ju bëjnë nervoz pasiguria dhe ndryshimet e mëdha në punë. Vëreni veten nën kontroll dhe merrni mësim nga personat që kanë më shumë përvojë në udhëheqje të punëve afariste dhe që janë ekspertë.

Shëndeti: Për shkak të ushqimit të parregullt janë të mundshme t’ju shfaqen probleme me organet e tretjes.

Dashuria: Nuk ka asgjë më të mirë dhe më të këndshme se kur bie në dashuri Virgjëresha. Kënaquni në përqafim të personit tuaj të dashur. Do të keni çaste të bukura dhe të paharrueshme gjatë kësaj periudhe. Nëse do t’ju ndodhë që të merrni ndonjë udhëtim, do të keni rastin të takoni persona të rëndësishëm që do t’jua bëjnë jetën edhe më të bukur.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Pas shumë peripecive, më në fund do të keni një periudhë të qetë në planin afarist. Jeni person stabil shpirtërisht dhe profesionalisht. Në punë do të keni avancime të cilat tashmë një kohë të gjatë jeni duke i pritur. Punën jeni duke e bërë me zell të madh, andaj edhe eprorët tuaj po ju shpërblejnë me një pozitë më të mirë.

Shëndeti: Probleme psikike dhe nervozizëm do të keni vetëm nëse i ktheheni së kaluarës. Meqenëse nga e kaluara nuk keni kurrfarë dobie, kokën lart… dhe ardhmja ju është e sigurt.

Dashuria: Po ju mbetet shumë pak kohë që t’i kushtoheni personit tuaj të dashur. Për shkak të obligimeve të shumta që i keni, personi i dashur po mendon se e keni lënë pas dore. Gjeni më shumë kohë dhe bëjeni lidhjen dashurore më të këndshme.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Po silleni sikur e keni humbur orientimin. Ka momente kur punoni shumë, por ka edhe kur silleni kot. Me këtë qëndrim ndaj punës nuk po arrini t’i rregulloni marrëdhëniet me bashkëpunëtorët. Nga një person që keni pritur shumë, do të zhgënjeheni.

Shëndeti: Pika e dobët e organizmit tuaj janë gjëndrat me tajitje të brendshme. Meqenëse janë të lidhura me gjendjen tuaj shpirtërore, ka mundësi që këtë problem ta zbusni.

Dashuria: E keni mbërthyer veten në botën e fantazive, ndërkaq realiteti nuk ju premton asgjë spektakolare. Me këtë fakt nuk po mund të pajtoheni assesi. Një person që do t’ju ofrojë të dilni bashkë në një mbrëmje, mos e refuzoni. Mbase mund të jetë personi i ëndrrave tuaja. Duhet të jenë më të kuptueshëm dhe më real, kur është fjala për emocionet.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Jeni duke punuar shumë, por fitimet ende nuk po arrijnë. Shumë po angazhoheni në një projekt, të cilit nuk ia dini mirë përfundimin. Disa kontakte që do t’i bëni me njerëz të fushave të ndryshme afariste do t’ju ofrojnë të bashkëpunoni në projekte të reja.

Shëndeti: Mos u brengosni. Çdo gjë është në rregull.

Dashuria: Përkushtojini më shumë dashurisë dhe mos u brengosni se partneri nuk po i kupton disa veprime dhe deklarata tuaja. Arsyeja për këtë mund të jetë frika se mos po e humbni për shkak të disa gjërave nga e kaluara juaj që ia keni treguar. Kryesorja është që ju jeni të sinqertë në qëllimet tuaja ndaj dashurisë.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Jeni njeri që kurrë nuk ju bëhet vonë. Të gjithë bashkëpunëtorët tuaj po nevrikosen me këtë qëndrim tuajin, ndërkaq ju po qëndroni krejtësisht indiferent. Në planin afarist asgjë e re nuk po ju ndodh. Jeni duke menduar të t’ia filloni nga e para, meqenëse po mendoni se për angazhimin në punë nuk po ju shpërblejnë aq sa ju e meritoni.

Shëndeti: Kujdes nga shkuji, ka mundësi të rrezikoheni nga ftohja apo të keni probleme me fytin. Kini kujdes nga pijet e ftohta dhe akullorja.

Dashuria: Jeni para dilemave. Po frikësoheni nga diçka. Kini kujdes dhe shmanguni dueleve verbale me personin e dashur. Me dilema nuk zgjidhet asgjë. Përpiquni që të jeni më shumi të hapur ndaj përsosnit të dashur, në mënyrë që sadopak të gjeni mirëkuptim për problemet që i keni.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Mos u përpiqni të imponoheni në ato fusha afariste të cilat nuk i njihni mirë. Duhet të jeni më të matur, nëse dëshironi që nga situata në të cilën keni rënë të nxirrni atë që është e mundshme. Mos u bëni më shumë emocional se sa lejojnë rrethanat në punë. Disa nga bashkëpunëtorët po përpiqen t’ju pengojnë.

Shëndeti: Pika të dobëta të organizmit janë stomaku dhe gjëndrat me tajitje të brendshme.

Dashuria: Po e dashuroni aq shumë personin tuaj të dashur saqë jeni të gatshëm që përherë t’ia falni gabimet. Kur ta kuptoni se personi i dashur nuk dëshiron të jetë në plan të dytë, çdo gjë do të jetë në rregull. Do t’i ofroni njëri-tjetrit çaste të këndshme dhe të paharrueshme.

PESHQIT 20.2 – 20.03.)

Puna:Në këtë periudhë do t’ju ndodhin komunikime me njerëz nga bota e jashtme, për të cilat as që keni ëndërruar. Kjo që po ju ndodh tani duhet ta kuptoni si një gjë shumë të dobishme për periudhën e ardhshme. Jeni njeri me mjaft fat. Provojeni fatin, blijeni një tiketë lotarie.

Shëndeti: Po frikësoheni të shkoni të kontrolloheni te mjeku, sepse po frikësoheni se jeni seriozisht të sëmurë. Problemet janë në kokën tuaj. Çdo gjë është në rregull.

Dashuria: Lidhja juaj dashurore po funksionin për mrekulli, në të cilën po ndiheni shumë rehat. Personi juaj i dashur di të gjejë mënyrën dhe kohën më të përshtatshme për t’ju bërë surpriza. Mos harroni: në dashuri e mira me të mirë duhet të kthehet.

Shtuar më 16/12/2019, ora 08:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori