Si bëhet lëkura pas një muaji pa vënë fare grim
Gjasat janë që s’po përdorni më aq grim sa më parë. Në teori, lëkurës i bën mirë të bëjë pak pushim nga fondatina dhe pundrat, por çfarë ndodh me të në afatgjatë.

“Zakonisht, barriera e grimit nxit prodhimin e yndyrës. Mungesa e grimit për një periudhë relativisht të gjatë shkakton pakësimin e yndyrës, poreve të bllokuara dhe puçrrave,” shpjegon hadley King, dermatologe në Neë York City. Ajo paralajmëron se këto të mira kanë nevojë për një periudhë tranzicioni.

Teksa lëkura rikalibrohet dhe mësohet me rutinën e re, përkohësisht mund të formojë akne dhe yndyrë të tepërt. Nëse ndodh kështu, zgjidhni produkte të buta. “Nëse ndjeni se keni nevojë, përdorni një produkt me bazë retinoid ose acid salicilik,” thotë King.

Ja çfarë ndikimi do të ketë në lëkurën tuaj mungesa e grimit.

1. Sipërfaqja e lëkurës do të balancohet sërish

2. Aknet do të shfaqen më rrallë dhe me më pak intensitet.

3. Lëkura ekspzohet ndaj më pak baktereve

4. Rrudhat e para do të jenë më pak të dukshme.

5. Qerpikët do të trashen dhe forcohen. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2020, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori