Tottenham me 10 lojtarë nuk ia del dot kundër Mura (VIDEO)

Tottenham është ndeshur sot me Mura në shtëpinë e këtyre të fundit për ndeshjen e vlefshme të Conference League. Ekipi i Conte u befasua në minutën e 11’ nga goli i Horvat.

Për të mos mjaftuar kjo, në minutën e 32’ Sessegnon u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin me 10 lojtarë. Tottenham edhe pse me një lojtar më pak, ka dominuar lojën por në vështirësi për të gjetur golin.

Pas shumë tentativave, Harry Kane ka arritur të barazoj rezultatin në minutën e 72’ pas një asistimi të Lucas Moura. Por vetëm pak para përfundimit të ndeshjes Mura ka befasuar anglezët në minutën e 95’ të shtesës me golin e fitores me anë të Marosa.

Tashmë Tottenham ndodhet në vendin e tretë me 7 pikë./h.ll/albeu.com


Shtuar 25.11.2021 20:48