Shuplaka e dorës matëse për sasinë e ushqimit që duhet të konsumojmë
Shpesh gjendemi para dilemës se sa ushqim duhet të konsumojmë në rast se dëshirojmë të kemi një trup sa më në formë. E rëndësishme është që të mos teprohet sasia e ushqimit që konsumohet për të pasur një trup sa më perfekt.

Meqë edhe ushqimet e shëndetshme përmbajnë kalori, duhet pasur kujdes që të mos shtoni peshë, pikërisht duke ngrënë shumë dhe në sasi të tepruar.

Sekreti për një sasi të duhur të ushqimit, është tek madhësia e duarve, mjafto që ju të krahasoni sasinë e ushqimit, me pjesën e dorës, sepse kjo del se është sasia e duhur.

Më poshtë ju do të lexoni sasinë që duhet të konsumoni sipas madhësisë së duarve;

Mishi i kuq: Sa shuplaka e dorës
Mish peshku: Tërë dora
Spinaq: Sa dy herë shuplakat e duarve
Frutat e vogla: Sa zënë shuplakat e duarve
Perime: Sa grushti i dorës
Pasta: Sa grushti i dorës
Frute të thata: Sa një shuplakë e dorës
Patate: Sa një grusht
Peshk të yndyrshëm: Sa shuplaka e dorës
Gjalpë: Sa gishti i madh
Çokollatë: Sa gishti tregues
Djathë: Sa dy gishta të mëdhenj
Ëmbëlsirë: Sa dy gishta. /albeu.com/

Shtuar më 26/11/2015, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori