Shumica e "killerave serialë" u përkasin këtyre katër shenjave të horoskopit
Nëse jeni të dhënë pas vrasësve serialë dhe çfarë i shtyn të vrasin, ndoshta keni kërkuar edhe çfarë kanë të përbashkët: historiku familjar, traumat etj. Por e keni menduar ndonjëherë se cilave shenja të zodiakut i përkasin?

Peshqit

Në vend të parë janë Peshqit me Dennis Rader, Aileen Wournos, Donald Henry Gaskins, John Wayne Gacy dhe Richard Ramierz – emra të njohur që i kemi dëgjuar me dhjetëra herë në filma, seriale a dokumentarë.

Dennis Rader, i njohur si BTK Killer (BTK qëndron për bind, torture, kill – lidh, torturo, vrit) u dënua për dhjetë vrasje. Aileen Wournos vrau gjashtë burra dhe nga historia e saj u realizua filmi “Monster” me Charlize Theron.

Donald Henry Gaskins u dënua për nëntë vrasje, John Wayne Gacy për 33, dhe Richard Ramirez për 13.

Binjakët

Në listën e Binjakëve përfshihet Peter Sutcliffe nga Anglia, që u njoh si “Vrasësi i Yorkshire”. Famëkeqi Jeffrey Dahmer ishte gjithashtu Binjakët. Ai vrau të paktën 17 burra.

Po ashtu, “Son of Sam,” David Berkowitz. Ai vrau gjashtë njerëz në New York City dhe kapja e tij bëri jashtëzakonisht shumë bujë.

Shigjetari

Në shenjën e Shigjetarit ishin Ted Bundy, Dennis Nilsen dhe Rosemary West. Bundy vrau 36 vajza. Nilsen, britanik, vrau një numër të papërcaktuar burrash për dhjetë vite, nga vitet ’70 deri në ’80. Ndërsa Rosemary West, gjithashtu britanike, vrau dhjetë vajza.

Ujori

Gary Ridgway, Robert Hansen dhe Luis Alfredo Garavito ishin të tre Ujorë dhe të tre kryen krime të tmerrshme. Gary Ridgway ishte përgjegjës për vrasjen e të paktën 49 grave në Washington. Ai u kap në vitin 2001. Hansen u dënua në vitin 1984 pasi u rrëfye për vrasjen e 17 grave. Ndërsa Garavito, lindur në Kolumbi, pranoi se kishte përdhunuar, torturuar dhe vrarë 140 fëmijë dhe adoleshentë.
Shtuar më 19/09/2019, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori