Tjetër aksident në vend, përplasen dy makina në Sarandë, plagosen shoferët

Një tjetër aksident ka ndodhur në vend këtë mbrëmje.

Pasi një makinë u kthyer përmbys në Fier, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në hyrje të Sarandës.

Si pasojë të dy shoferët janë plagosur dhe janë transportuar në spital.

Njëri prej shoferëve ka pësuar goditje në kokë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com

 


Shtuar 12.03.2023 20:28