Shumë gra betohen që i kanë zhdukur variçet e tyre me një kokërr domate
Variçet janë thjesht enë gjaku shumë pranë lëkurës të cilat janë zmadhuar dhe trashur në mënyrë jonormale. Tek shumë gra, ky fakt shkakton shqetësim për shkak të pamjes së jashtme. Përveç këmbëve, variçet ose venat varikoze mund të shfaqen kudo në trup.

Si shfaqen këto vena? Askush nuk e di me siguri. Megjithatë, sipas disa ekspertëve ky problem ka të bëjë me dëmtimet e valvulave brenda këtyre enëve të gjakut. Valvulat janë struktura që parandalojnë rrjedhjen e gjakut mbrapsht. Kur ato dëmtohen, gjaku kthehet mbrapsht dhe priret të grumbullohet duke shkaktuar presion të rritur në enët e gjakut. Kjo i bën enët e gjakut të duken më të zgjeruara dhe më të trasha.

Dihet se disa faktorë i përkeqësojnë variçet. Një prej tyre është shtatzënia për shkak të rritjes së vëllimit të gjaktu të gruas si dhe peshës së fetusit në rritje në barkun e saj. Obeziteti është gjithashtu një tjetër faktor për shkak të peshës që pjesa e poshtme e trupit duhet të suportojë. Qëndrimi i zgjatur në këmbë dhe tendosja si në rastet kur keni kollë apo kapsllëk janë gjithashtu faktorë. Me kalimin e moshës, njerëzit janë më të predispozuar t’i zhvillojnë variçet deri në një farë niveli.

Ka disa metoda për trajtimin e tyre siç janë skleroterapia (që përfshin injeksionin e disa kimikateve në vena), lazeri, disa lloje xheli, metoda që jo gjithmonë garantojnë një rezultat të sigurt dhe nënkuptojnë përdorimin e kimikateve të forta.

E vërteta është që çdo grua, para se të shkojë tek metodat e sipërpërmendura, kërkon një zgjidhje natyrale për këtë problem. Por cila do të ishte një zgjidhje efektive pa qenë nevoja të shkojnë tek lazeri apo ndërhyrjet e ndryshme? Mund të jetë më e thjeshtë nga sa mendoni. Shumë gra betohen për efektivitetin e domates në trajtimin dhe zhdukjen përfundimtare të venave varikoze.

Merrni disa domate dhe lajini mirë. Mund të përdoni si të kuqe ashtu edhe jeshile. Pasi t’i keni larë, pritini në feta të holla. Vendosini fetat në zonat me variçe dhe lidhini me një fashë ose dhe qese kuzhine. Pas disa minutash do të ndjeni një ndjesi të lehtë pickimi. Hiqini domatet nëse nuk mund t’i duroni më gjatë dhe lajni këmbët me ujë. Mundohuni ta bëni këtë deri në 5 herë në ditë për dy javë.

Si funksionon kjo? Domatet përmbajnë një substancë që është e ngjashme me aspirinën. Ajo ndihmon në parandalimin e trashjes dhe koagulimit të gjakut duke zvogëluar presionin në enët e prekura të gjakut. Për më tepër, domatet janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në riparimin e enëve të dëmtuara të gjakut dhe forcojnë muret e tyre./living
Shtuar më 20/07/2020, ora 14:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori