Spitali i Ri Intern i Traumës drejt përfundimtit, Rama publikin pamjet

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga Spitali i Ri Intern në Korpusin Spitalor të Traumës, punimet e të cilit po shkojnë drejt përfundimit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama thotë se spitali është ndërtuar me standardet më të mira për t’i shërbyer trajtimit të sëmundjeve të brendshme.

Postimi i plotë

MIRËMËNGJES
dhe me Spitalin e Ri Intern në Korpusin Spitalor të Traumës, tani drejt përfundimit, ndërtuar me standardet më të mira për t’i shërbyer trajtimit të sëmundjeve të brendshme, si edhe konsultave të dedikuara falë një qendre të re për to, ju uroj një javë të mbarë.

/albeu.com/


Shtuar 10.04.2023 10:20