Shpërfytyrohet nga kanceri, puth gruan pas 10 vitesh (Kujdes, pamje të rënda)

Pëlqej
Një formë e rrallë e kancerit që i ishte shfaqur, e kishte detyruar atë që të zgjidhte ndërmjet shpërfytyrimit ose humbjes së jetës. Për plot 10 vite, ai qëndronte i mbyllur në shtëpi, pasi mjekët i kishin hequr një pjesë të mirë të fytyrës, e ndërsa shpresa e mbante atë gjallë.

Një varg operacionesh e kthyen atë në gjëndjen e mëparshme, e përpos këtij gëzimi, ai puthi sërish gruan pas 10 vitesh. Duke i qëndruar besnike atij dhe falë shpresës së vazhdueshme të mjekëve, duket se u hap një kapitull i ri për jetën e Donnie Fritts.

Çdo gjë starton në vitin 2003, ku ai duhet të zgjidhte mes fytyrës dhe jetës së tij. Burri amerikan u detyrua që të hiqte hundën, buzët dhe një pjesë të ballit, në mënyrë që të mbijetonte.

Fatkeqësisht, kanceri i kishte ngrënë mishin dhe kockën. “Për vite të tëra nuk dola. Më vinte turp të dilja në publik. Sot më duket sikur kam rilindur”, është shprehur ai. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2014, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori