81
euro 2
hamburger e 2
kapuçino, fatura shokuese bëhet virale në rrjetet sociale.
Kjo vizitë në Vatikan i ka kushtuar jashtzakonisht shumë turistëve të cilët preferuan të porosisnin vetëm 2
hamburger e 2
kapuçino
Rasti ka ngjallur ironi dhe indinjatë, por nga lokali ku ata konsumuan vaktin është thënë: "Ata e
dinin atë që po hanin dhe e
dinin edhe sesa do paguanin”.
Dy
hamburger dhe dy kapuçin kushtuan shumëfishin e çmimit të vërtetë në Kupolën e San Pietros në Vatikan. Plot 81
euro dhe ideja e një ‘grabitje’ të mundshme në një faturë false shpërtheu në rrjet.
Pagesa e bërë nga këta 4 turistë , ka ngjallur ironi edhe në Facebook.
Restoranti nuk ka ngurruar të bëjë shpjegimin paraprak për reagimet e furishme pasi sipas tyre këta 4 turistë e kanë parë dhe lexuar mirë menunë përpara se të uleshin dhe se e
dinin mirë se çfarë po konsumonin.
Në faturën e postuar në Facebook lexojmë se çfarë kanë porositur turistët dhe çmimet që ata kanë paguar: dy
hamburger (25
euro secili), dy kapuçin me një çmim dyfish nga normali (8
euro secili) dhe një kafe amerikane dopjo (8
euro).
Gjithsej € 81.40, duke përfshirë shërbimin.
Shtuar më 13/05/2019,
ora 14:45