Mbi 15 mijë të vdekur, rritet bilanci tragjik teksa ekipet e shpëtimit luftojnë me kohën dhe motin

Temperaturat e ulëta thelluan mjerimin të enjten për të mbijetuarit e tërmetit masiv në Turqi dhe Siri që vrau të paktën 15,000 njerëz, ndërsa ekipet e shpëtimit u përpoqën për të shpëtuar një numër të madh njerëzish të bllokuar ende nën rrënoja.

Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.8 ballë të së hënës pritet të rritet ndjeshëm pasi përpjekjet e shpëtimit janë afër kufirit prej 72 orësh që ekspertët e fatkeqësive e konsiderojnë periudhën më të mundshme për të shpëtuar jetë.

“Nipi im, kunata dhe motra e kunatës janë në gërmadha. Ata janë të bllokuar nën rrënoja dhe nuk ka asnjë shenjë jete”, tha për AFP Semire Coban, një mësuese kopshti në Hatay të Turqisë.

“Nuk mund t’i arrijmë. Ne po mundohemi të flasim me ta, por ata nuk po përgjigjen… Presim ndihmë. Tashmë kanë kaluar 48 orë”, tha ajo./Albeu.com/.


Shtuar 9.02.2023 07:23

Tags: , ,