Shpejt dhe shijshëm, krepa për mëngjes
Pëlqej
Për brumin:

200g miell
2 vezë
40g sheqer
500ml qumësht
1 majë thike kripë
Gjithashtu na duhet: pak gjalpë për skuqjen e tyre reçelra të ndryshëm për t’i servirur

Përgatitja:

1. Përziejmë të gjithë përbërësit për brumin në një tas dhe si rezultat kemi një brumë të hollë. E lëmë të pushojë për një orë.
2. Marrim një tigan të sheshtë, e vëmë në flakë të mesme. Lyejmë tiganin me pak gjalpë dhe fshijmë me letër kuzhine gjalpin e tepërt. Marrim brumë me garuzhde dhe e hedhim në tigan. E shpërndajmë brumin në të gjithë tiganin duke e rrotulluar këtë të fundit dhe i pjekim krepat për pak minuta nga të dyja anët.
3. I shërbejmë krepat të nxehtë, të shoqëruar sipas dëshirës me reçel, mjaltë, etj. /living.al/
Shtuar më 29/09/2017, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori