Shokuese, ja përse ju skuqen sytë kur zhyteni në pishinë
Nëse pas një dite me not në pishinën e qytetit keni vërejtur se sytë ju janë skuqur, atëherë keni parasysh se nuk qëndron klori prapa kësaj dukurie, por është urina e përzier me kimikate të ndryshme.

“Kur ne zhytemi në pishinë dhe ankohemi se sytë tanë janë të kuq, kjo është për shkak se notuesit kanë urinuar në ujë”, ka treguar Michele Hallvsa.

Nitrogjeni që gjendet në urinë kombinohet me klorin dhe e formon atë që e njohim si kloremina, dhe faktikisht kloremina i shkakton sytë e kuq.

Pra, arsyeja se përse sytë na skuqen kur jemi në pishinë është se klori përzihet me urinë, djersë dhe shumë mikrobe tjera të cilat njerëzit i fusin në ujë.

Në fakt, Hllavsa thotë se aq më e fortë të jetë aroma e klorit në pishinë, aq më e mbushur është pishina me urinë. /albeu.com/

Shtuar më 04/07/2017, ora 16:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori