Ndërron jetë në një spital në Itali deputeti i LSI
SHOKUESE/ Diabeti, shenjë paralajmëruese e kancerit?!
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Është konsideruar së sëmundja e shekullit por faktet shkencore tregojnë se është shumë me e rrezikshme seç mund ta keni imagjinuar.

Të qenët me diabet mund të jetë shenja e parë paralajmëruese e një prej formave më vdekjeprurëse të kancerit, kanë zbuluar shkencëtarët.

Gjysma e pacientëve të diagnostikuar me kancer të pankreasit kanë treguar se janë diagnostikuar me diabet të tipit 2 një vit më parë.

Kjo sëmundje është shumë e vështirë të diagnostikohet në fazat e saj të para, duke qenë se simptomat janë shpesh të rralla. Shumica e zbulojnë atë kur është shumë vonë dhe nuk mund të shërohet.

Shkencëtarët shpresojnë që me diagnostikimin e diabetit të mund të përcaktojnë edhe rrezikun për zhvillimin e kancerit.
Një ekip me shkencëtarë nga e gjithë bota analizuan të dhënat mjekësore të gati 1 milion italianëve dhe belgëve që vuanin nga diabeti i tipit 2 dhe kishin zbuluar së fundmi se ishin prekur nga kanceri i pankreasit. Gati 50% e tyre ishin diagnostikuar me këtë sëmundje brenda vitit që kishin marrë vesh se vuanin nga diabeti.

Hulumtuesit shkencorë zbuluan gjithashtu se ata ishin 4 herë më të rrezikuar që të diagnostikoheshin me kancer në 3 muajt e para të trajtimit të diabetit, shkruan Shendeti.com.

Të dhënat mjekësore dhe llojet e ilaçeve që marrin për diabetin mund të shërbejnë për të zbuluar ata që janë në rrezik, thonë shkencëtarët nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit në Lion të Francës.

Rezultatet e këtij studimi u bënë të ditura gjatë Kongresit Evropian të Kancerit 2017, në Amsterdam./albeu.com/

Shtuar më 19/05/2017, ora 21:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori