Shmangni lodhjen në këto ditë të nxehta vetëm me një përbërës
Jemi në stinën më të nxehtë dhe temperaturat e larta bëjnë që shpeshherë të ndihemi të lodhur dhe të dehidratuar.

Luhatjet e temperaturës, e veçanërisht ato të papriturat dhe ndryshimet ekstreme si moti tejet i nxehtë, e shkaktojnë lodhjen derisa trupi të adaptohet me këtë ndryshim.

Nëse jeni mësuar me mot të ftohtë dhe të freskët, atëherë ju padyshim se do të ndjeheni të lodhur derisa trupi juaj të mësohet me temperaturat e larta.

Gjithashtu dehidratimi është shkaktar tjetër i njohur i lodhjes gjatë motit të nxehtë.

Dehidratimi përfshin dhimbje të kokës dhe marrje mendsh.

Për të shmangur lodhjen e shkaktuar nga dehidratimi, sigurohuni të pini shumë lëngje – veçanërisht ujë – gjatë ditës. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori