Shmangni kremrat për qukat, ja receta ideale
Pëlqej
Ndonëse përdoret një grim i rënduar, ka ende nga ato femra të cilat i kanë problem qukat. Qukat zakonisht shfaqen përreth hundës, në kraharor si dhe në shpinë. Një recetë do të ishte ideale për ju për ti dhënë fund rutinës torturuese. Për maskën do të nevojiten 1 limon (madhësi mesatare), 1 grusht rrush të tharë, gjysmë filxhani mjaltë natyral (pa përzierje).

Në fillim shtydhni limonin në një gotë. Rrushin e tharë bëjeni pure dhe përziejeni bashkë me mjaltin derisa të formohet një masë e trashë. Në vazhdim aplikojeni në lëkurë të pastër për rreth 30 minuta, pastaj shplahuni me ujë të vakët.

Në fund, lagni një copë pambuk në lëngun e limonit dhe kalojeni në pjesët problematike për disa minuta. Për efekte sa më të mira dhe të shpejta provojeni 2-3 herë në javë. Kjo maskë këshillohet pasi limoni është luftuesi më i mirë i qukave, teksa ndihmon në zbardhjen e lëkurës. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori