Shmangni dhimbjet duke ngrënë manaferra
Teksa mendoni që të rregulloni peshën trupore, këshillohet që të konsumohen manaferrat. Ato janë të pasura me vitaminat A, C, B1, B2 dhe B6, me thartinë organike, hekur, magnez, fosfor, kalcium, mangan dhe sheqer pemësh.

Jo vetëm kaq, por janë të pasura edhe me celulozë dhe ndihmojnë në rregullimin e peshës trupore. Manaferrat përmbajnë thartinë saliciline (përbërës aktiv i aspirinës) e cila shfrytëzohet për zbutjen e dhimbjeve, uljen e temperaturës dhe kundër inflamacionit. Ky frut forcon imunitetin, ndërkaq është konstatuar se edhe pengon shfaqjen e kancerit në gji dhe në qafën e mitrës. Mjekët gjermanë e rekomandojnë për zbutjen e hemorroideve. /albeu.com/

Shtuar më 01/10/2014, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori