Nëqoftëse dëshironi të mos shtoni në peshë, mjafton të mos hani bukë të bardhë. Në bazë të një
studimi spanjoll, mund të thuhet se buka e bardhë është si nje “bombë sheqeri". Buka e bardhë përbëhet nga një miell shumë i rafinuar, duke u kthyer në një rrezik të vërtetë për linjat trupore.
Sipas një
studimi spanjoll, nëse konsumohet më shumë se pesë
feta nga kjo bukë në ditë, rritet me 40% rreziku i mbipeshës dhe obezitetit.
Studimi në fjalë është drejtuar nga Miguel Martinez-Gonzalez i Universitetit të Navarra në Spanjë, ku u analizuan 927 persona me moshë të re.
E gjithë kjo procedurë ka zgjatur për plot pesë vite, ku këta persona kanë qënë në peshë normale. Kërkuesit bëjnë me dije se ata persona që konsumonin dy ose më shumë racione
buke në ditë, mesatarisht pesë ose gjashtë
feta buke, rrezikonin me 40% për tu shëndoshur. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2014,
ora 14:00