Shkencëtarët konstatojnë që maskat të cilat qepen nga materiali i këtillë ofrojnë mbrojtjen më të mirë nga coronavirusi
Shkencëtarët konstatojnë që maskat e qepura nga pambuku në kombinim me mëndafshin natyral apo me byrynxhyk ofrojnë mbrojtjen më të mirë nga coronavirusi

– Një shtresë e endur fort e pëlhurës së pambuktë në kombinim me dy shtresa byrynxhyku mund të filtrojnë sasi të mëdha grimcash aerosolesh në ajër – ka thënë profesori Supratik Guha i Universitetit në Çikago.

Pëlhurat e endura fort, siç është pambuku, veprojnë si barrierë mekanike e cila pamundësojnë depërtimin e grimcave, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Pëlhurat me ngarkesë statike, siç janë lloje të caktuara byrynxhykësh (chiffon) dhe mëndafshit natyral, shërbejnë si barrierë elektrostatike.

Maskat duhet të mbulojnë gojën dhe hundën, ndërkaq midis fytyrës dhe maskës nuk bën të ketë zbrazëti, sepse në të kundërtën do të ulet efikasiteti i tyre. Prandaj është me rëndësi që drejt ta vendosni maskën në fytyrë, thotë profesori Guha.


Grimcat e virusit janë shumë të vogla, sillen prej 0,1–0,3 mikronë, të padukshme me anë të syve, mirëpo maskat kirurgjike janë të dizajnuara të pengojnë sulmin e tyre.

Meqenëse lloji i tillë i pajisjes mbrojtëse na mungon, përkatësisht ajo është e rezervuar vetëm për punëtorët shëndetësorë, të cilët shërojnë pacientët e sëmurë me coronavirus, është mirë të dimë që mundemi edhe vetë t’i bëjmë.

E punuar drejt, maska shtëpiake mund të zvogëlojë transmetimin e coronavirusit midis njerëzve, duke mos lejuar piklave respiratorë që të depërtojnë deri te organet tona të frymëmarrjes.
Shtuar më 24/04/2020, ora 22:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori