E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Ja pse fëmijët flenë më pak!
Pajisjet elektronike janë shkatërruese për gjumin e fëmijëve të vegjël. Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët në Universitetin e California-s në SHBA ku pjesë e tij u bënë 2048 nxënës të moshës 10-13 vjeç, u mësua se ato flinin 21 minuta më pak.

Studimi tregon se fëmijët që kanë pajisje të tilla si kompjuter tablet apo smartfone flenë 21 minuta më pak gjumë gjatë natës.
Televizori është një pajisje tjetër elektronike i cili u rrëmben fëmijëve 18 minuta nga gjumi. Një nga studiueset, Jennifer Falbe, ka theksuar se përfundimet e studimit kanë demonstruar edhe njëherë se pajisjet elektronike të cilat shpërndajnë valë në dhomat e fëmijëve nuk duhet të jenë të pranishme në dhomat e tyre.

Falbe ka tërhequr vëmendjen se shkurtimi i kohës së gjumit dhe rënia e cilësisë në gjumin e fëmijëve krahas ndikimit negativisht në probleme të sjelljes, dështimit të suksesit në shkollë, mund të çojë në rritjen e peshës. Gjithashtu pajisjet elektronike mund të ndikojnë në sistemin imunitar të fëmijëve.

Studimet e kryera më parë kanë treguar se të rinjtë e ekspozuar nga valët blu që shpërndanë kompjuterët, tabletët dhe smartfonët kanë probleme me gjumin dhe se këto valë blu të shpërndara nga pajisjet çrregullojnë gjumin, ndërsa tashmë vertetohet se ato shkaktojnë dhe shkurtim të kohës së tij. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori