Shikoni në ëndërr sikur po ju bie një dhëmb? Ja se çfarë do të thotë
Pëlqej
Të gjithëve na ka ndodhur që të shikojmë ëndrra sikur na bie një dhëmb. Çfarë do të thotë kjo dhe a duhet t’i kushtojmë vëmendje?

Sipas psikoterapistit Nichard Nicoletti, rënia e dhëmbit në ëndërr mund të tregojë shumë gjëra, disa prej të cilave nuk janë aspak pozitive.

“Kur bie një dhëmb, një sfidë mbijetese zgjohet, siç është aftësia për të ngrënë, ndaj mund të nënkuptojë sëmundje”, tha Nicoletti për “Huffington Post”.

“Nëse në ëndërr dhëmbi i bie dikujt tjetri, ai që po sheh ëndrrën mund të ketë një problem me tjetrin, si përshembull, ai mund të jetë superior në punë. Ëndrra mund të tregojë se frika që ka personi në jetën reale është e mbivlerësuar”, rrëfeu Nichard.

Nicoletti thotë gjithashtu se këto ëndrra mund të jenë të lidhura me shqetësimet rreth plakjes.

“Në perëndim, njerëzit kanë frikë nga plakja dhe mundohen ta pranojnë sa më pak të munden. Të humbasësh një dhëmb, mund të jetë një kujtesë se një ditë të gjithë do të vdesim”.

Sipas një teorie tjetër, nëse një grua ëndërron sikur i bien dhëmbët, në subkoshiencën e saj ajo dëshiron të ketë fëmijët. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2018, ora 14:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori