Shifrat e larta, shkon në 100 milionë numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën
Ka shkuar në 100 milionë numri i të
infektuarve me koronavirus në të gjithë botën. Më konkretisht, sipas të dhënave të mbledhura nga Worldometer, numri i të
infektuarve është 100,318,660.
Nga ky total, të paktën 2.1 milionë persona nuk kanë mundur që t’i mbijetojnë virusit.
Kurse, 72,3 milionë rezulton të jetë numri i të shëruarve.
SHBA, vendi më i prekur nga pandemia, numëron rreth 26 milionë raste pozitive për Covid-19.
Kurse,
bilanci i viktimave është 431,392. India ka konfirmuar rreth 10.7 të infektuar prej të cilëve 153,624 kanë humbur jetën.
Kurse, Brazili, vendi më i prekur nga pandemia në Amerikën Latine, ka rreth 8.88 milionë të infektuar ndërsa
bilanci i viktimave është 217,712.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 10:00