Shërimi nga Covid: Simptomat e bezdisshme që mbeten në gjysmën e pacientëve
Hulumtimi i paraqitur në konferencën ESCMID (Shoqata Evropiane e Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive) mbi sëmundjen Covid-19 tregon se lodhja kronike ndodh në më shumë se gjysmën e pacientëve që shërohen nga COVID-19, pavarësisht nga ashpërsia e infeksionit të tyre.

Gjithashtu edhe mjekët e familjes në Shqipëri, deklarojnë se shumica e atyre që kanë kaluar këtë infeksion, rikthehen tek mjeku me shqetësime të ndryshme, por lodhja dhe ankthi gjenden tek të gjithë.

“Kryesisht shprehin lodhje e cila vazhdon për disa kohë, gjendje ankthi. Në varësi të stadit që kanë kaluar sëmundjen kanë paraqitur infeksione të shpeshta urinare, probleme pulmonare. Ato duan kohën e tyre të rikuperimit, probleme kardiake apo dhe shqetësime të tjera”.

Minimalja 1 muaj është koha e rikuperimit pasi një person kalon koronavirusin, ndërsa moshat e mesme kanë problematika më të mëdha, që duan më shumë kohë të shëohen.

“Moshat që kanë pasur problematika më të zgjatura, varet në varësi të stadit që kanë kaluar virusin. Nëse kanë kaluar fazën e moderuar kryesisht 45-65 vjeç edhe pse mund të kenë pasur probleme shëndetësore, nuk i kanë trajtuar dhe Covid është bërë subjekt i shfaqjes së problemeve të tjera”.

Mjeket apelojnë që çdo person që kalon koronavirusin të vazhdojë me vitaminoterapinë, një dietë të mirë ushqimore, aktivitet fizik dhe të kujdesen për gjendjen emocionale duke shmangur stresin dhe ankthin.
Shtuar më 21/01/2021, ora 13:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori