Shenjat treguese për një lidhje të qëndrueshme
Mediat janë mjetet e komunikimit të cilat na ndihmojnë për të qenë të informuar mbi ngjarje të ndryshme gjatë ditës. Përmes medias ne marrim informacione të ndryshme që kanë të bëjnë me dashuri të ndaluara apo pasione të zjarrta, por të gjitha këto ide të dashurisë nga mediat kanë diçka të përbashkët: dramën.

Sipas "Huffington Post", disa nga shenjat të cilat tregojnë se keni një lidhje të konsoliduar janë;

jesh partner i vërtetë për gjysmën tjetër
jesh një partner duhet që t'ia dalësh në mënyrë natyrale që të mos shfaqet si detyrë apo përgjegjësi. Në lidhjet e zakonshme ka pasiguri, ankth, ndërsa lidhja e qëndrueshme të jep sigurinë e raportit.

Nuk duhet të jeni në kontakt 24 orë në 24
Në një lidhje duhet të jeni të kuptueshëm se personi tjetër e ka jetën të ndarë nga ju. Kjo do të thotë se nuk është e mundur të qëndrosh gjithmonë bashkë, të dërgosh mesazhe pa fund.

Mos kërkoni që partneri juaj të ndryshojë
Nuk është e nevojshme që ju të kërkoni që partneri juaj të ndryshojë, por të kërkoni që ai në një mënyrë apo në një tjetër të reflektojë dhe të rregullojë sjellje të vogla të përditshme.

Gjysma juaj mund edhe t'ju sfidojë
Nuk duhet të jesh dakord për çdo aspekt të jetës, një lidhje duhet të vihen në provë dhe të sfidohen këndvështrimet. Partneri juaj mund t'u ofrojë shumë këndvështrime apo ide që janë në kundërshtim me tuajat.

Nuk është frikë të flasësh për të ardhmen
Shpesh kur bëhet fjalë për të ardhmesh shumë çifte përfundojnë duke u zënë por harrojnë se kjo është një pjesë e rëndësishme në marrëdhënien e tyre. Në një raport të konsoliduar, bëhen plane shumë muaj përpara, pa menduar se lidhja mund të përfundojë.

Mund të diskutoni, por pa bërë 'luftë'
Vëzhgoni mënyrën se si diskuton tjetri, përshtatuni dhe kjo është pjesë e një lidhjeje të pjekur. Përshembull, njëri nuk preferon të flasë kur është i zemëruar, ndërsa tjetri është më i drejtpërdrejtë. Në fillim është vështirë, por kur njihesh të dy e kuptojnë mirë reagimin e njëri-tjetrit dhe diskutojnë si të rritur.

Të demostrosh dashurinë është më e rëndësishme se sa ta shprehësh me fjalë

Xhelozia nuk është problem, sepse raporti bazohet mbi besimin
Bota vazhdon të rrotullohet dhe në një marrëdhënie çifti ka besim reciprok, pa u shqetësuar për tradhti apo pandershmëri.

Qëndroni në sintoni me njëri-tjetrin, fizikisht dhe mendërisht
Gjëja më e rëndësishme është të njohësh mirë personin tjetër dhe të kesh krijuar një lidhje të tillë, sa të parashikosh çdo gjest apo të dish si do ta mbarojë fjalinë. /albeu.com/

Shtuar më 29/05/2015, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori