Zelensky i dha medalje trimërie, njihuni me katërputërshin ukrainas që nuhat minat ruse (FOTO LAJM)

Heroi i Ukrainës me madhësinë e një shishe birre është Patron, një qen i racës “Jack Russell” që nuhat minat, ka marrë një medalje nderi nga presidenti Zelensky dhe tashmë ka llogarinë e tij në Twitter ku i tregon botës përpjekjet e tij të guximshme dhe pa dyshim gustot për modën.

Ai është aktualisht qeni ukrainas më i preferuar në botë, dhe pas videos për shpërblimin me një medalje për trimërinë, tashmë ka 250,000 ndjekës në Instagram.

Patroni 2-vjeçar është padyshim ylli i billbordeve që simbolizojnë sfidën e vendit të tij ndaj Vladimir Putinit. Ai është ‘shpirti’ i grupit dhe ndihmon Shërbimin Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës (SES) në pastrimin e eksplozivëve.

Patron fillimisht u ble për t’u shfaqur në shfaqjet e qenve, por tani ka zbuluar më shumë se 200 mina tokësore vdekjeprurëse ruse dhe bomba të pashpërthyera.

Prej gjashtë muajsh, Patron u trajnua për të zbuluar TNT dhe barut. Kur e bën këtë, ai ndalet i ngurtë dhe qëndron me hundën poshtë derisa Mykhailo dhe ekipi i tij afrohen. Por ai ndonjëherë mund ta shohë punën e tij rraskapitëse. Disa ditë ai është aq i lodhur sa nuk e ha darkën e tij.

“Ai vjen në shtëpi, pi një ujë dhe thjesht del jashtë. Por ai gjithmonë zgjohet i emocionuar për të shkuar përsëri në punë ditën tjetër”, thotë Mykhailo./albeu.com