E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Shenjat e horoskopit që kanë frik nga dashuria
Disa shenja të zodiakut e kanë shumë të lehtë të mbajnë një lidhje gjallë dhe të japin maksimumin e tyre. Por ka edhe të tjerë që janë shumë të frikësuar nga fakti se mund të bien në dashuri.

Nisur nga Peshqit që drejtohen nga ndjenjat dhe përfshihen shumë emocionalisht me partnerin, e deri tek Binjakët, që cilësohen si shenjë e ftohtë dhe kthehen në tmerrësisht shumë të ëmbël kur bien në dashuri me një person.

Peshqit

Shpesh kërkon tu provojë të tjerëve që jeta është si në filma. Kanë frikë të dashurohen pasi mendojnë se në fund do përfundojnë të lënduar dhe për këtë arsye qëndrojnë të distancuar nga personi që pëlqejnë.

Binjakët

Është shenjë e ftohtë dhe nuk e di asnjëherë sa i ndjeshëm është. Duhet të ketë një person pranë që nuk i kritikon për asgjë.

Luani

E shmang lidhjen pasi nuk e pëlqen refuzimin. Kjo është arsyeja përse nuk fillon një lidhje të re.

Akrepi

Doni të keni çdo gjë nën kontroll. Madje përpiqeni të dalloni nëse njerëzit pranë jush duan tju lëndojnë. Nëse jeni femër, atëherë jeni gjithmonë nën vëzhgim, prandaj nuk mund të jetoni një marrëdhënie të thellë ose të keni takim të rastësishëm erotik.

Shigjetari

Është shumë i hapur me personat që e rrethojnë dhe kjo e bën që të lëndohet dhe të pendohet. Për këtë arsye përpiqet të mbrojë veten, ndonëse nuk e ka në natyrë që të mendojë shumë.

Demi

Është shenjë shumë e ndjeshme dhe e vërteta është se kur ke shumë emocione, lëndohesh më shpejt.
Shtuar më 10/07/2019, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori