Gjykata e Vlorës lë në burg 24-vjeçarin që përplasi për vdekje turisten franceze dhe dëmtoi rëndë bashkëshortin e saj

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg të riun që përplasi para disa ditësh, me makinë, çiftin francez në fshatin Destrovë.

Burrë e grua po udhëtonin me biçikletë në momentin kur 24-vjeçari i përplasi.

Nga ngjarja turistja humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj mbeti i dëmtuar rëndë./albeu.com